MBOLLËN TË TJERËT, HA TI

MBOLLËN TË TJERËT, HA TI,
MBILL TI, TË HANË TË TJERËT

MBOLLËN TË TJERËT, HA TINjë plak nëntëdhjetë vjeç po mbillte një rrënjë ulliri. Një mbret që po kalonte aty pranë, u çudit nga kjo punë dhe e pyet plakun:

– Kur ke shpresë të të japë pemë ky dru që po mbjell?

– Pas tridhjetë vjetësh, – i tha plaku.

– Po mos vallë ke shpresë ti të rrosh dhe tridhjetë vjet që të hash pemë nga ky? – i tha mbreti.

– Jo, – iu përgjegj plaku, – po mbollën të tjerët, hëngra unë, tani mbjell unë të hanë të tjerët.

MBOLLËN TË TJERËT, HA TI

SAMI  FRASHËRI

Perralla per femije
Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "MBOLLËN TË TJERËT, HA TI" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/mbollen-te-tjeret-ha-ti