MEHO Enver
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Rakickë, në vitin 1924. Me vendim nr. 323, datë 15 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në Ballin Kombëtar si komandant çete, duke marrë pjesë në luftë kundër partizanëve» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, humbjen e të drejtave civile dhe punë të detyruar baraz me kohën e dënimit. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 270-271.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]