MELLANI Myzejen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Burrel. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Mat në rrethin Berat, prej 15 shkurtit të vitit 1945 deri më 5 tetor 1946. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, F. 33-34.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]