(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1923, në Fushë-Lurë. Me vendim nr. 332, datë 27 shtator 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor «si pjesëmarrës në grupe të armatosur» dhe për «strehim dhe furnizim diversantësh» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të palujtshme dhe humbjen e të drejtave politike për 2 vjet kohë. U vra nga forcat e kufirit, më 14 maj të vitit 1961. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 53, F. 95-98.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]