MERIMANGAT E BIMËVE


MERIMANGAT E BIMËVE
✤ (Këpushat). Parazitë që bëjnë pjesë në rendin Acarina me trup rreth 1 mm, në formë vezake ose të zgjatur të pasegmentuar me 2-4 palë këmbë. Kanë mënyra të ndryshme jetese, por shumica janë parazitë të bimëve. M. janë mjaft të përhapura në bimët e mbjella dhe shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit. Ndër llojet më të rrezikshme e të përhapura në vendin tonë janë: këpusha e zakonshme (Tetranychus ulmi), M. (këpusha) e argjendtë e agrumeve (Phyllocoptes oleivorus), këpusha e hardhisë (Eriophyes vitis) etj. Kundër M. sot në vend përdoren disa metoda luftimi, që kanë sjellë kufizimin e tyre.

(T. Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Merimangat E Bimëve


[cite]