Mitropolia e Gjirokastrës

Mitropolia e Gjirokastrës

Në vitin 1937, pas dhënies së Tomusit të autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë, dy mitropolitë u bënë episkopata, kurse episkopata e tretë, ajo e Gjirokastrës u formua nga ndarja e Mitropolisë së Drinopolit. Mitropolitët e Drinopojës (Gjirokastrës) kanë qenë: Theodhosi (432), Joaniqi (432), Jakovi (432-440), Anania (440- 445), Eftiki (449-451), Ipati (523-559), Ignati (559-568), Nikodhimi (568-590), Sosipatri (590-640), Kozmai (754-787), Vasili (822), Thomai (1229), Simeoni (1510-1526), Makari (1565), Jakovi (1587-1595), Neofiti (1604), Mateu (1614- 1621), Kalisti (1630-1636), Gavrili (1637-1638), Sofjanoi (1672-1700), Mitrofani (1752- 1760), Dositheu (1760-1799), Gavrili (1799-1827), Joakimi (1828-1835), Pais Bizantini (1835), Neofit Kekezi (1835- 1841), Nikodhimos Ankris (1841-1848), Pandelejmoni (1848-1867), Grigori (1867- 1899), Lukas Petridis (1899- 1909), Vasil Papakristu (1909- 1929), Thanas Ambrozi (1929- 1937), Panteileimon Kotoko (1937-1952), Damjan Kokoneshi (1952-1966), Aleksandër Kalpakidhi (1992-1998), Kryeepiskopi Anastas, me cilësinë e mbikëqyrësit të Mitropolisë së Gjirokastrës (1998-2006), Dhimitër Sinaiti 11 nëntor 2006 e në vazhdim. Mitropolia e Gjirokastrës para vitit 1967 kishte 120 enori dhe 50 manastire. Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës përbëhet prej këtyre zëvendësive episkopale vendore: Gjirokastra, Pogoni, Delvina, Saranda, Himara dhe Përmeti. Kishat dhe institucionet fetare e kësaj mitropolie sipas komunave janë: Në Gjirokastër: Kisha e Gjirokastës, Mitropolia e Gjirokastës, Kisha e “Fjetja e Hyjlindëses” në Vrahogoranzi, Kisha e Taksiarkut Mihal, Kisha e Shën Kozmait në Vrisera, Kisha në Kakavijë, Qendra Kulturore. Në Tepelenë: Kisha e “Profetit Ilia” në Lekël, Kisha në Memaliaj, Kisha në Tepelenë. Në Përmet: Kisha e Shën Parashqevisë, Kisha Shën Nikollës, Kisha e “Shën Marisë” në Leusë, Kisha e Ungjillëzimit në Këlcyrë. Në Delvinë: Kisha e Ungjillëzimit. Në Sarandë: Manastiri i Shën Gjergjit në Cukë, Kisha e Shën Vasilit, Kisha e Ngjalljes së Krishtit në Ksamil, Kisha e Shën Harallambit. Në Himarë: Kisha e “Gjithë Shenjtorëve”, Manastiri i “Shën Dhimitrit” në Qeparo, Kisha e Shën Spiridonit në Vuno. Klerikët e Mitropolisë së Gjirokastrës janë: atë Theodhori Nikolla, atë Ziso Karkashina, atë Thimio Kallama, atë Thodhori Papa, atë Jorgo Zaro, atë Athanas Qerimi, atë Romano Tralo, atë Kristo Çati, atë Kosta Dashi, atë Kristo Papa, atë Spiro Papa, atë Kozma Papasava, atë Panajot Petro, atë Vasil Qëndro, atë Grigor Qirjazati, atë Mihallaq Vasili, atë Thimio Xhallo, atë Mihal Zingo, atë Stefan Jano, atë Dhionis Taçi, atë Kristofor Lani, atë Nikolla Hajro etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Dhimitër Beduli, Dioqeza e Gjirokastrës, Ngjallja, dhjetor 2006, faqe 9.
2-Dhimitër Beduli, Dioqeza e Gjirokastrës, Ngjallja, janar 2007, faqe 10.

Besimi — Ortodoks

[cite]