TENDENCAT E MODËS GJATË VITEVE ‘70

Veçoritë e veshjeve gjatë viteve ‘70

 Vitet ’70 u konsideruan si vite tranzicioni të modës ku gjejmë shumë stile: Nga romantiku që mbushnin veshjet me dantella, njëlloj si veshjet e zonjave të vjetra, deri tek veshjet e zakonshme për të dy gjinitë, duke sjellë një formë të re bukurie dhe një perceptim tjetër estetike. Në vitet ‘70 stilistët u quajtën krijues, duke hedhur në treg markën e tyre. Veshjet ishin të përziera, ashtu si teknologjia, duke u krijuar me ide të reja dhe në funksion të çdo individi, pra me pak fjalë nuk kemi më rregull në modë. Krijimet e modës ishin të jashtëzakonshme, të cilat idealizonin trupin e femrës, si psh bust i strukturuar, vithe të rrumbullakosura, gjokse të mëdha, ecje provokuese etj. Koleksionet e veshjes u bënë fantazuse dhe ëndërrimtare. Minifundi bëri një revolucion në të brëndshmet, që arritën të bëhen me përmasa më të vogla, sutjena të lehta dhe mini slip (mbathje te vogla). Këto mini paraqitje i kemi edhe tek rrobat e banjës. Lindën veshjet “punk“, të cilët visheshin në të zeza, me kapse dhe me shumë pirsing, por më shumë binin në sy “hipitë”, të cilët vishnin rroba, duke ndjekur disa rregulla si: vishnin uniforma të përbëra nga xhinse, të cilat ishin të grisura, të pa ngjyrosura dhe të gjëra në fund, këmisha të gjëra dhe bluza të vjetra, gjë që tregonin për një liri të shfrenuar të shoqërisë. Moda “punk”, si stil me origjinë nga Londra, kishte si qëllim manifestimin e krijimit të veshjes përmes çrregullimit. Rebelët do të ndiqnin më tepër lëvizjen “punk”, balluke te ngjyrosura, gozhdë, zinxhirë dhe aksesorë të tjerë, të frymëzuar nga vivien Ëestëood dhe nga spektaklet e rrugëve të Londrës. Gratë vishnin këpucë me taka të larta, të brëndshme seksi, çisme të gjata deri tek gjuri, pallto të rënda, funde të gjatë, të stilit meksikan. Një zbulim i rëndësishëm i kësj periudhe është dhe përdorimi i T-shirteve, që u bënë shumë në modë. Të rinjtë  filluan t’i vishnin xhaketat e tyre me këto lloje bluzash (t-shirt). Veshje tjetër për të rinjë ishin këmishat klasike dhe xhinse, të cilat u bënë mjaft popullore gjatë kësaj kohe. Veshjet jercey (zharse), të projektuara fillimishtë nga Diane Von Furstenberg në vitin 1972, u bënë një element jashtëzakonisht popullor, pasi i përshtatej llojeve dhe madhësive të ndryshme trupore dhe visheshin si për zyra, si për klube nate apo disko. Për vajzat adoleshente një kulturë e re e veshjes ishin bluzat me rripa, të lidhura në qafë ose te lidhura nyje në bark. Gjatë viteve ‘70 e deri në fund të kësaj dekade xhinset tip kauboj mbetën të preferuara dhe në Britani quheshin si “Loon pantallona”. Me popullarizimin e diskove dhe disponueshmërinë në rritje të njeriut, pëlhura pësoi një ndryshim drastik në mënyra të përgjithshme, që nuk është parë që nga viti 1920. Të gjitha stilet e veshjeve u ndikuan nga stili disko, veçanërishtë ato të burrave. Kostumet elegantë, të përbërë nga tre copë u bënë shumë në modë. Flokët e vajzave dhe grave gjatë kësaj periudhe ishin të gjata, kujdesi ndaj tyre ishte në qëndër të vëmëndjes, ndërsa për djemtë u vu re përdorimi e barsetave. Kozmetika rreflektoi role kontradiktore, të atribuara për një grua moderne. Për herë të parë, që nga viti 1900, make-up-i është zgjedhur i përzier, në vënd të një tendence monolite. Dy anët e këtij vizioni ishin dita me look-natyral dhe shumë estetikë, joshje dhe sensualitet në mbrëmje. Industria e kozmetikës tentoi të bëjë një rikthim, duke përdorur marketingun dhe praktikat prodhuese.

 

Materialet dhe prerjet që janë përdorur për veshje gjatë viteve 70

Moda gjatë viteve ‘70 ishte shumë konfuze dhe që shoqëroj gjithë dekadën e viteve ‘70 deri në fillim të viteve ‘80. Materialet që u përdorën për veshje, gjatë kësaj periudhe, ishin nga më të ndryshmet. Filmat luajtën një rol të rëndësishëm për reklamën e veshjeve të aktorëve, e cila u përkrah nga shtresat e ndryshme shoqërore. Veshjet kishin gjatësi të ndryshme, kryesisht fundet nga mini deri tek maxi, me materiale prej kamoshi. Pantallonat, për të dy gjinitë, ishin në formën e kaubojve, por që me kalimin e viteve u shndëruan në shumë të ngushta, duke zbuluar format e kofshëve. Një tjetër tendencë, për të dy gjinite, ishin xhaketat sportive tip hip. Xhaketa erdhi në një shumëllojshmëri të pëlhurave, duke përfshire leshin , kamoshin, kadifen dhe lëkurën. Butonat u bënë shumë të përhapur dhe shumë të përdorshëm. Në Angli gratë kanë veshur pantallona me materiale saten, të shoqëruara sipër me veshje me materiale kadife.   Xhaketat me lesh, me imitime me qime lepuri, ishin një veshje e nxehtë, e modës, gjatë kësaj periudhe. Make-up-i ishte tepër i ndezur. Pantallonat e shkurtëra shpesh u shoqëruan poshtë tyre me geta sintetike, që u përdorën gjatë gjithë dekadës. Viti 1970 shënoi një tendencë në syzat e mëdha, të cilat u bënë mjaft popullore. . Një ndikim i modës ne vitet ‘70 ishte përfshirja e veshjeve fshatare, të tilla si bluzat me jaka e tantella të ngritura, të ngjashme me veshjet e shek XVII.  Veshjet u bënë  shumë të strukturuara, të qëndisura vetë apo të importuara nga Meksika dhe India. Materialet shumëngjyrëshe, me shumë lule, të realizuara me anë të stampimit u bënë shumë në modë. Në vitin 1977 T-shirti, i shtrënguar pas trupit, u shoqërua me funde xhins, me gjatësi poshtë gjurit. Ngjyrat e modës ishin roza, bluja prusiane, jeshile, kafe e ngjyrë ndryshku. Në vitin 1978 ka pasur një mani për pantallona transparente plastike, të veshura me geta nën to. Pra koleksionet e veshjeve kanë një kompromis midis teknologjisë, artit dhe komoditetit. Me mëngë të shkurtra T- shirt-et, të ngjyrave të ndryshme, të personalizuar me hekur në ilustrime stampimi apo letrave  drejtshkrimore një emër apo mesazh të ishin shumë të popullarizuara në mesin e adoleshentë dhe para- riu djemve në SHBA gjatë fund të 70. Ajo ishte gjithashtu prirje për të rinj dhe të rinjtë për të kryer një paketë cigare nën mëngë . Gjithashtu të njohura ishin jerseys baseball ose ” sleeves baseball ” (këmisha e bardhë me mëngë ngjyrë veshur nën këmisha uniforme baseball ) . Këto ishin veshur thjeshtë apo me fotografi  ose fjalë , siç përshkruhet më sipër .

 

[cite]
Comments
All comments.
Comments