MONARKIA


MONARKIA
✤ Formë qeverisjeje në të cilën pushteti më i lartë shtetëror është i trashëgueshëm dhe ndodhet në duart e një personi të vetëm, monarkut. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë forma monarkike u vendos për herë të parë në Statutin Organik të Shqipërisë (1914). Kongresi i Lushnjës (1920) (shih), që shfuqizoi këtë Statut dhe miratoi «Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë» si dhe parlamenti shqiptar më 1922, që miratoi «Zgjerimin e Statutit të Lushnjës» nuk u shprehën konkretisht për personin e monarkut të shtetit shqiptar. Pas «republikës» zogiste të periuahës 1925-1928, në shtator 1928 në Shqipëri u vendos forma monarkike e qeverisjes, me A. Zogun si mbret. Monarkia vazhdoi deri në pushtimin e vendit nga Italia fashiste më 7 prill 1939. (A. Lu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Monarkia


[cite]