
MUÇO KASTRIOT
✤ (1923-1943). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Tragjas të Vlorës. Përqafoi idetë komuniste në bankat e shkollës tregtare të Vlorës dhe u dallua si një nga të rinjtë komunistë më aktivë. Organizoi dhe mori pjesë në disa demonstrata . antifashiste. Anëtar i PKSH me themelimin e saj. U zgjodh sekretar organizativ i Komitetit qarkor të RKSH për Vlorën, komisar politik i çetës së «Rinisë» të qarkut të Vlorës (1943) dhe pas disa muajsh zëvendëskomisar i batalionit «Halim Xhelo». Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe ballistëve në Qafën e Kiçokut, më 4.12.1943.
(F. La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Muço Kastriot
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "MUÇO KASTRIOT" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/mu%c3%a7o-kastriot