Murgu
(greqisht: μοναχός) Murgu tërhiqet në vetminë e shkretëtirës që të mund të mësojë të vërtetën rreth Perëndisë dhe vetvetes. Mandej pas një përgatitjeje të gjatë dhe rigoroze në vetmi, pasi ka fituar dhuntinë e gjykimit të mençur të një igumeni, mund të hapë portën e qelisë së tij dhe të pranojë tërë ata njerëz prej të cilëve u largua.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]