
NË SHËRBIM TË POPULLIT
✤ (1963). Revistë e përmuajshme, organ politik-letrar i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Numri i parë doli në janar 1963. Është vazhduese e organit «Policia popullore» që u botua për përdorim të brendshëm nga Drejtoria e Policisë në periudhën _ mars 1953-1962. Pasqyron, propagandon dhe zbërthen direktivat e PPSH për organet dhe repartet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bën tënjohur veprimtarinë e këtyre organeve në luftë kundër armikut të brendshëm e të jashtëm, mbështetjen e tyre te populli për mbrojtjen e atdheut socialist. Rubrikat kryesore janë: «Nëpër organe e reparte», «Populli vigjilon», «Virtyte të larta morale», «Të njohim ligjet tona», «Në botën imperialisto-revizioniste»,
(H.L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Në Shërbim Të Popullit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "NË SHËRBIM TË POPULLIT" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/n%c3%ab-sh%c3%abrbim-t%c3%ab-popullit