NDËRMARRJA E NDËRTIMIT TË LINJAVE TË TENSIONIT TË LARTË


NDËRMARRJA E NDËRTIMIT TË LINJAVE TË TENSIONIT TË LARTË
✤ Ndërmarrje e speeializuar për ndërtimin dhe montimin e iinjave të tensionit të lartë dhe nënstacioneve elektrike. U krijua më 1959 mbi bazën e kantierit të linjave të tensionit të lartë (v. 1954) të Ndërmarrjes së Ndërtlmit të Hidrocentraleve (shih). Ndërmarrja ka qendrën dhe uzinën mekanike në Tiranë për prodhimin e shtyllave metalike si dhe kantiere në rrethe të vendit. Ndërtimet e para të kësaj ndërmarrjeje janë linjat 35 kV HEC «Lenin»Tiranë, 110 kV Tiranë-Cërrik-Q.Stalin-Marinas-Memaliaj-Bistricë, 110 kV Ulzë-Laç-Tiranë etj. Krahas linjave të tensionit të lartë me shtylla metalike e bazamente betonarme të parapërgati— tura, filloi ndërtimi edhe i linjave të tensionit të lartë 220 kV Vau i Dejës-Tiranë-EIbasan, Fierzë-Burrel-Elbasan etj. me shtylla të parapërgatitura metalike, si dhe linjat 220 kV Vau i Dejës-Kufi, Tiranë-Durrës etj. me shtylla të parapërgati— titura betonarme etj. Ndërmarrja ka ndërtuar rreth 900 km linjë 35 kV, 1100 km linjë 110 kV; 700 km linjë 220 kV dhe 120 km linjë 400 kV, të cilat me nënstaeionet elektrike 35 kV, 110 kV dhe 220 kV përbëjnë sistemin unik elektroenergjetik të vendit. Në ndërtimin e linjave, prodhimin e konstruksioneve metalike për linjat e nënstacionet elektrike zbaton teknikën dhe teknologjinë bashkëkohore. (J. Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja E Ndërtimit Të Linjave Të Tensionit Të Lartë


[cite]