NDËRMARRJA E PËRPUNIMIT TË DRURIT FUSHË-ARRËZ


NDËRMARRJA E PËRPUNIMIT TË DRURIT FUSHË-ARRËZ
✤ Ndërmarrja më e vjetër e ind. së drurit në vend, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». U ngrit në janar 1945 pas shtetëzimit të sharrave të Pukës. Në vitet e para pas Çlirimit ishte qendra kryesore për prodhimin e lëndës drusore të nevojshme për rindërtimin e vendit. Gjatë viteve të industrializimit socialist është kthyer në një ndërmarrje të madhe për shfrytëzimin kompleks të lëndës drusore. Sot ka 5 qendra për prerjen dhe nxjerrjen e lëndës drusore nga pyjet, fabrikat e prodhimit të dërrasave, të staxhionimit të lëndës drusore, të kolofonit dhe të terpentinës, të pllakave prej fibre. Shkalla e mekanizimit të prerjes së trupave të drurëve më 1982 arriti në 90%.

(P.Ga.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja E Përpunimit Të Drurit Fushë-Arrëz


[cite]