NDËRMARRJA TREGTARE USHQIMORE


NDËRMARRJA TREGTARE USHQIMORE
✤ (NTU). Njësi ekonomike e specializuar për tregtimin e mallrave ushqimore në qytetet kryesore të vendit. NTU janë në varësi të seksioneve të tregtisë të komiteteve ekzekutive të k.p. të rretheve, Kanë si funksion: organizimin dhe marrjen e masave për sigurimin dhe furnizimin e popullsisë së qyteteve me mallra ushqimore. Studiojnë kërkesën konsumatore për mallra dhe ndikojnë tek ndërmarrjet prodhuese të industrisë ushqimore për shtimin e prodhimit, zgjerimin e asortimentit dhe përmirësimin e eilësisë së mallrave ushqimore.

(H.Vu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja Tregtare Ushqimore


[cite]