NDËRMARRJET TREGTARE


NDËRMARRJET TREGTARE
✤ (NT). Ndërmarrje të tregtisë socialiste, që krijohen nga shteti për furnizimin e masave punonjëse të qytetit e të fshatit me mallra konsumi e të ushqimit soeial. NT janë person juridik dhe e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me detyrat e planit të shtetit. NT janë: Ndërmarrja e furnizimit të punëtorëve (NFP), Ndërmarrja tregtare e artikujve industrialë (NTAI), Ndërmarrja tregtare e artikujve të ndryshëm (NTAN), Ndërmarrja tregtare e frutave dhe perimeve (NTFP), Ndërmarrja tregtare e ushqimit social (NTUS), Ndërmarrja tregtare ushqimore (NTU) (shih).

(S.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrjet Tregtare


[cite]