NDËRTIMI I PLOTË I SHOQËRISË SOCIALISTE


NDËRTIMI I PLOTË I SHOQËRISË SOCIALISTE
✤ Nocion që shpreh etapën e dytë të ndërtimit të socializmit, që është faza e parë e shoqërisë komuniste. Në fillim ndërtohet baza ekonomike (shih), me të cilën vendoset sistemi i marrëdhënieve socialiste në prodhim, në qytet e në fshat. Pas kësaj vazhdon N.P. i SH.S. gjatë të cilit ndërtohet baza materialo-teknike e socializmit (shih), përsosen më tej marrëdhëniet socialiste në prodhim si edhe marrëdhëniet e superstruktures. Kongresi IV i PPSH (shih) shpalli hyrjen e Shqipërisë në etapën historike të N.P. të SH.S. Që nga kjo kohë vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në këtë rrugë. Kongresi VIII i PPSH (1981, shih) dha orientime dhe caktoi detyra të rëndësishme për shpejtimin e procesit të N.P. të SH. S Etapa e N.P. të SH.S. shtrihet në një periudhë kohore më të gjatë se etapa e ndërtimit të bazës ekonomike të socializmit. Kjo etapë përcaktohet nga rrethi, përmasat, dhe shkalla e ndërlikimit të detyrave që shtrohen për zgjidhje në fushat ekonomiko-shoqërore dhe ideopolitike që socializmi trashëgon nga rendi i mëparshëm, si edhe nga përgatitja e kushteve për të siguruar kalimin shkallëzor të socializmit në komunizëm.

Edhe në etapën e N.P. të SH.S. niveli i zhvillimit të forcave prodhuese dhe rendimenti shoqëror i punës nuk arrijnë në atë shkallë që të bëjë të mundshme plotësimin e kërkesave të punonjësve sipas parimit komunist të shpërndarjes sipas nevojave. Puna në socializëm, edhe pse është çliruar nga shfrytëzimi i njeriut nga njeriu, nuk është bërë kërkesë e parë jetike. Në këtë etapë vepron ligji socialist i shpëmdarjes sipas punës (shih) dhe shoqëria ushtron kontroll mbi masën e punës e të konsumit. Në këtë etapë prona socialiste është në dy forma: në formën e pronës socialiste shtetërore (shih) dhe në formën e pronës socialiste kooperativiste (shih). Në përputhje me këtë ekonomia e kësaj etape përbëhet nga dy sektorë: nga sektori socialist shtetëror dhe nga sektori socialist kooperativist. Ajo është ekonomi unike e tipit socialist. Në etapën e N.P. të SH.S. ruhen prodhimi i mallrave, marrëdhëniet e mallit e të parasë dhe vepron ligji i vlerës, veprimi i tyre është i kufizuar dhe i kontrolluar nga shoqëria, sfera e veprimit të tyre vjen gjithnjë duke u ngushtuar. Në këtë etapë ruhen gjithashtu kategori të tilla ekonomike, si drejtimi ekonomik me llogari më vete i ndërmarrjës (shih), kostoja, çmimi, rentabiliteti, financat, kredia etj., të cilat shoqëria socialiste i përdor në procesin e drejtimit me plan të ekonomisë; ruhen dallimet thelbësore ndërmjet qytetit e fshatit, ndërmjet punës mendore e punës fizike; ruhen mbeturinat e ideologjisë borgjeze në ndërgjegjen e njerëzve.

Përfundimi i N.P. të SH.S. lidhet me zgjidhjen e një vargu problemesh ekonomiko-shoqërore. Në radhë të parë zhvillimi me ritme më të shpejta i forcave prodhuese për ndërtimin e plotë të bazës materialo-teknike të socializmit për arritjen e një niveli të atillë të prodhimit shoqëror që të bëjë të mundur mënjanimin e dallimeve në konsumin për frymë ndërmjet qytetit dhe fshatit, rritjen shkallëzore të konsumit për frymë me synimin që të plotësohen më mirë nevojat vetjake dhe shoqërore në rritje. Gjatë kësaj etape prona socialiste e rrit më tej shkallën e shoqërizimit të saj në rrugën e sfrimit e të shkrirjes së pronës socialiste koop-erativiste në pronën e të gjithë popullit. Oborri kooperativist në fshat (shih) vjen e ngushtohet lerisa zhduket plotësisht. Në fushën e shpërndarjes bëhen një varg përmirësimesh që synojnë: vënien në jetë në mënyrë më të plotë të kërkesave të ligjit ekonomik të shpërndarjes sipas punës; ngushtimin e sferës së veprimit të «së drejtës horgieze» në konsum; ngushtimin e dallimeve në të srdhurat e punonjësve pa lejuar diferencime të mëdha, por edhe pa rënë në barazitarizmin mikroborgjez; ngushtimin e dallimeve ekonomike ndërmjet qytetit e fshatit; njëkohësisht ngrihet në shkallë më të lartë organizimi e drejtimi me plan i ekonomisë socialiste. Në etapën e N.P. të SH.S. zhvillohet e ashpër lufta e klasave (shih) në bazën ekonomike e në superstrukturë ndërmjet rrugës socialiste të zhviliimit dhe rrugës kapitaliste, për të zgjidhur çështjen «kush do të fitojë», për të mbyllur shtigjet e degjenerimit të socializmit në kapitalizëm. Në procesin e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste kapërcehen një varg kontradiktash të karakterit joantagonist, zbatohen masa për zhviIlimin me plan e në mënyrë përpjesëtimore të ekonomisë, për ngritjen e nivelit shkencor të organizimit e të drejtimit të ekonomisë, për mobilizimin dhe shfrytëzimin e rezervave të brendshme, për përsosjen e formave të kolektivizmit, të emulacionit socialist e të zhvillimit të gjithanshëm të nismave krijuese të masave punonjëse në zhviHimin e prodhimit shoqëror e të gjithë jetës shoqërore, për forcimin e tipareve socialiste të ekonomisë e të shoqërisë. Gjatë N.P. të SH.S. zgjerohen e forcohen tiparet e përbashkëta të socializmit me komunizmin. N.P. i SH.S. kryhet nën udhëheqjen e pandarë të PPSH e të ideologjisë së saj marksiste-leniniste. Pas N. P. të SH.S. vazhdon procesi i shndërrimit shkallëzor të socializmit në fazën më ’të lartë të tij, në komunizëm.

(H.Ba.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërtimi I Plotë I Shoqërisë Socialiste


[cite]