Ndotje e ajrit

Ndotje e ajrit
(Term – Mjedisor)

Ndotje e ajrit
(anglisht: Air pollution)

✦ Ndotje e atmosferës me lëndë helmuese ose të dëmshme për qeniet e gjalla. Ndotësit kryesorë të ajrit janë 1) dyoksidi i squfurit, që shkarkohet me gazet e industrisë; 2) oksidi i karbonit që gjendet në tymrat e shkarkimit të automjeteve; 3) oksidet e azotit, që gjenden në tymrat e shkarkimeve të ndryshme; 4) hidrokarburet e oksigjenuara, që shkarkohen me tymrat e motorëve dizel; 5) aldehidi formik dhe akroleina, që përmbahen në tymrat; 6) pluhurat helmues, tymi i qymyreve dhe grimca të tjera, duke përfshirë edhe plumbin që përmbahet në gazet e shkarkuara prej automjeteve; 7) mbeturinat radioaktive nga provat bërthamore. Prania e substancave që rrjedhin prej aktiviteteve njerëzore apo proceset natyrore, të pranishme në përqëndrime të mjaftueshme për një kohë të mjaftueshme dhe në rrethana të tilla që ndikojnë në komfortin, shëndetin, mirëqenien e njerëzve ose mjedisin. Ajri konsiderohet i ndotur atëherë kur në të gjenden substanca që janë të huaja për nga përbërja e natyrshme.

Portali — Mjedisi

[cite]