Ndotje e mjedisit
(Term – Mjedisor)
Ndotje e mjedisit
(anglisht: Environmental pollution)
✦ Nënkupton shkarkimin e substancave (përfshirë ato të lëngshme, të gazta ose të ngurta ) ose energjisë (përfshirë dridhjen, rrezatimin, nxehtësinë, dritën, zhurmën ose forma tjera të energjisë) në mjedis, e cila mund të shkaktojë dëmtimin dhe rrezikimin e shëndetit të njeriut, organizmave të gjallë dhe të ekosistemeve ose mund të ndikojë negativisht në cilësinë e mjedisit, në aftësinë ose kapacitetin rigjenerues/riprodhues, apo në përdorimin e ligjshëm të tij.
[cite]