Nervi aksesorial XI

Nervi aksesorial XI
(Term neurologjik – Mjekësia)

Nervi i 11. kranial inervon m.sternocleidomastoideus dhe pjesën e sipërme të m.trapezius. Tek ekstirpacionet e nyjeve limfatike në trekëndëshin anësor të qafës mund të lendohet nervi, ku në shumicën e rasteve preken vetëm fijet për m.trapezius. Në lartësi të foramen jugulare dëmtohet nervi i 11. bashke me nervin glosofaringeal dhe vagus (sindroma Foramen Jugulare ose Siebenmann). Si anomalitë ashtu edhe tumoret në regjionin e kalimit kraniocervikal zakonisht prekin më shumë nerva kranial e jo në mënyrë të izoluar nervin e 11.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]