Nervi facial VII
(Term neurologjik – Mjekësia)
Ky nerv kranial që kryesisht është motorik inervon muskujtë e ekspresionit facial. Gjithashtu merrë pjesë në shije duke inervuar 2/3 e përparme të gjuhës, gjëndrat lakrimale dhe salvare. Lezionet e nervit facial shtrihen zakonisht në trungun e tij periferik dhe klinikisht shfaqet paraliza faciaile, që është paralizë që kryesisht shfaqet pa ndonjë arsye (kriptogjenike). Lezionet distalisht nga foramen sternomastoid zakonisht shkaktojnë një paralizë motorike të të gjithë muskujve të shprehjës/ekspresionit të fytyrës në njërën anë. Syri nuk mund të mbyllet, pra kemi lagophtalmus, dhe balli nuk mund të rrudhët. Nuk ka tjetër deficit. Lezionet e nervit facial në pjesën petroze të ashtit temporal ose në kanalin facial Fallopian janë më të shpeshtat dhe shkaktojnë pengesa të lakrimacionit, salivacionit, çrregullim në shijë dhe ose hyperacusis (hipersensitivitet në zhurma) përveç dobësisë motorike të fytyrës, Lezionet e nukleusit të nervit facial janë më të rralla dhe shprehen më shumë me deficit motorik duke përfshirë edhe lagophtalmus dhe pamundësinë për të rrudhur ballin. Lakrimacioni, salivacioni dhe shija janë normal, pasi që fijet parasimpatike dhe gustatore të nervit facial vijnë nga nukleuset tjera nervore kraniale të trungut truror. Lezionet mbi nukleusin e nervit facial (paraliza qëndrore), shenjat dominante në këtë rast janë dobësitë periorale motorike, ndërsa syri mund të mbyllet dhe balli mund të rrudhët pasi që marrin inervim bilateral. Paraliza kriptogjenike faciale është forma më e shpeshtë dhe shkaktari nuk dihet, por mendohet të jetë një infeksion viral (p.sh. herpesvirus) ose proces parainfektoz. Në format simptomatike mund të gjenden shkaktarë konkret si te fraktura basilare e kafkës që mund ta dëmtojë nervin facial, pastaj fraktura transverze e ashtit petroz që shkakton paralizë të menjëhershme dhe shpesh irreverzibile, frakturat longitudinale më rrallë shkaktojnë paralizë faciale dhe atë me vonesë shpesh si pasojë e ndonjë hematome që ekspandohet ngadale në murin e kanalit facial. Proceset në veshit e mesëm (si cholesteatoma) mund të shkaktojnë paralizë faciale, gjithashtu tumorët e bazës së kafkës, infeksionet virale sidomos Herpes-Zoster dhe borrelioza (sëmundja Lyme). Paralizë bilaterale mund të shfaqet te poliradikuliti Guillian-Barré. Paraliza nukleare rezulton nga infarkti që afekton nukleusin në pons ose nga një gliomë në trungun truror.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia