Netulla

  Bimë, Bimë Mjekësore

Netulla

Netulla

(latinisht: Verbascum phlomoides, Verbascum thapsiforme, familja Scrophulariaceae)

Përdorimi:
Kurora e luleve të thara të bimëve (emra të tjerë llapushe, lulepeshku) shërbejnë si ilaç. Bimët takohen në zonën subalpine.Lulëzojnë në qershor-shtator. Droga lehtëson kollitjen, përdoret kundër pezmatimeve të gojës dhe të fytit, në pezmatimet e bronkeve, në bronkit astmatik, në kollën e bardhë.

Përgatitja:
3-4 lugë çaji hidhen në një gotë ujë të sapozier; ena mbulohet me kapak dhe lihet për 15 minuta duke e përzier herë pas here. Lëngu kullohet nga qimet e luleve dhe lëngu pihet gjatë ditës i ndarë në 2-3 doza. Droga prishet nga lagështira. Ajo duhet të ketë ngjyrë të verdhë floriri. Në lagështi prishet brenda 3 muajve. Në vende të thata e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ la la means I love you [CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0) or GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html)], from Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Netulla":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/netulla
"Netulla," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018