Neurofibromatoza I – von Recklinghausen

Neurofibromatoza I – von Recklinghausen
(Term neurologjik – Mjekësia)

Neurofibromatoza është sëmundje, e cila paraqitet me neurofibroma multiple të nervave periferik, rrënjëve të nervave (sidomos në cauda equina) dhe nervat kranial. Intrakranial në disa raste shfaqen neurinoma bilaterale akustike dhe/ose meningeoma (në neurofibromatozën II) ose glioma optike dhe/ose astrocitoma. Klinikisht vërehen deficite progresive radikulare ose periferike nervore (parezë flakcide, deficite senzorike), shenja dhe simptome të tumorit cerebellopontin (p.sh. humbje e dëgjimit, tinitus) dhe pengesa vizive. Vërehen një numër i konsiderueshëm i lezioneve nodulare në lëkurë, të cilat mund të jenë me bazë të gjërë. Gjithashtu vërehen pika tipike në lëkurë që quhen pikat „café-au-lait“. Ndryshimet kutane shpesh janë prezente qysh gjatë lindjës ose shfaqen gjatë fëmijërisë së hershme dhe bëhen shumë prominente gjatë pubertetit. Sëmundja trashëgohet në mënyrë autozomale-dominante me mutacione të shpeshta.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]