Nitrate
(Term – Mjedisor)
Nitrate
(anglisht: Nitrate)
✦ Kripëra të acidit nitrik, me formulë të përgjithshme Me’NO3. Në kiminë organike nitratet janë estere nitrike të disa alkooleve. Të gjitha nitratet e metaleve janë të tretshme në ujë. Me anë të nxehtësisë zbërthehen në oksid metali dhe në oksid azoti. Ky zbërthim bëhet më lehtë sa më e madhe të jetë masa atomike e metalit. Nitratet e metaleve alkaline janë oksidues dhe përdoren shpesh në analizë dhe në industri.
[cite]