Nitrite
(Term – Mjedisor)
Nitrite
(anglisht: Nitrice)
✦ Kripëra të acidit nitror me formulë të përgjithshme Me’NO2. Fitohen me oksidim të pjesshëm të nitrateve alkaline me dy metoda a) shkrirje e plumbit me një nitrat rreth temperaturës 410°C; b) shtim i SO2 te një tretësirë nitrati në qumësht gëlqereje. Nitritet janë kripëra pa ngjyrë, shumë të qëndrueshme. Treten në ujë dhe japin reaksion alkalin. Treten gjithashtu në alkool në 90°C. Në tretësirë ujore të ftohur shumë, kur shtohet një acid i fortë, lirojnë acidin nitror.
[cite]