NJËTHUNDRAKËT


NJËTHUNDRAKËT
✤ Kafshë që bëjnë pjesë në familjen Equidae, gjinia Equus dhe përfshijnë dy lloje kafshësh shtëpiake: kali (shih), gomari (shih) dhe hibridi midis tyre mushka (shih), Në Shqipëri, para Çlirimit Nj. kanë qenë shumë të përhapur në të gjitha krahinat e vendit, sepse shërbenin si forcë e gjallë kryesore tërheqëse e ngarkesë, për shkak të shkallës tepër të ulët të mekanizmimit të transportit, të komunikacionit dhe të punës në bujqësi. Në sektorin e bujqësisë më 1938, fuqia energjetike e kafshëve të punës përbënte 99.2% të fuqisë së përgjithshme energjetike. Sot numri i përgjithshëm i Nj. është duke u shtuar për të plotësuar nevojat në rritje për disa procese, në të cilat Nj. e sidomos kuajt janë më praktikë, sesa mjetet e mekanizuara, e për zhvillimin e sportit të hipizmit.

(Dh. Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Njëthundrakët


[cite]