Një histori koherente e së kaluarës

Një histori koherente e së kaluarës

Menjëherë pas vitit 1800 këto koncepte u shqyrtuan dhe u zhvilluan nga natyralisti i shquar francez Xhorxh Kyvie, njohës specialist i strukturës së bimëve dhe kafshëve, që vuri në dukje se fosilet e një shtrese të veçantë shkëmbore ndryshonin në përgjithësi nga fosilet që zbuloheshin në shtresat më sipër ose më poshtë saj. Po këtij studimi iu kushtua edhe anglezi Uiliam Smith, i cili pati rezultate të shkëlqyera. Ai mendon se shtresat që ndodhen më në sipërfaqe, duhet të jenë formuar më vonë dhe, duke shkuar më në thellësi, gjejmë shtresa më të vjetra. Kështu pra, shtresat radhiten sipas moshës së tyre.
Përveç kësaj, thoshte Smithi, fosilet janë shenja të moshës relative të shkëmbinjve. Për shembull, në qoftë se një lloj fosili guaskor gjendet në një shtresë shkëmbore afër Londrës dhe po ky lloj gjendet edhe në një shtresë dyqind kilometra larg, këto shtresa duhet të Duke vizatuar hartën e formacioneve shkëmbore dhe duke kataloguar fosilet e kodrave dhe të luginave të Anglisë, Smithi i përgatiti rrugën një gjeologu tjetër të madh anglez, Çarl Lajëll. Lajëlli e bëri gjeologjinë një shkencë të vërtetë. Duke udhëtuar në gjithë Evropën, ai vrojtoi dhe studioi dëshmitë e gjithfarshme mbi historinë e Tokës: shkarjet dhe shtresat alpine, vullkanet e vjetra dhe të reja, ndryshimet e nivelit të detit, erozionin, shtresëzimet shkëmbore dhe fosilet: të gjitha këto elemente bënë të mundur përfundimin e një historie koherente të planetit tonë.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]