ODRIÇANI


ODRIÇANI
✤ Fshat në rrethin e Përmetit (V), rrëzë malit të Qarrishtës Bën pjesë në fshatin e bashkuar Kosinë (shih). O. është qendër banimi e vjetër, ruhen ende gjurmë të ndërtimeve të dikurshme. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Gjatë 1944 në O. ka qëndruar mbi 2 muaj udhëheqja e PKSH, Komiteti ANÇ dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ANÇ me sh. Enver Hoxha në krye. Kooperativa bujqësore u formua më 1964. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. O. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale, shtëpi muze ku ka qëndruar sh. E. Hoxha.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Odriçani


[cite]