ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË POPULLIT SHQIPTAR


ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË POPULLIT SHQIPTAR
✤ Organizatë patriotike vullnetare e veteranëve të luftës për liri, pavarësi kombëtare, të drejta demokratike. U krijua më 20 korrik 1957. Ajo ka për qëllim të ruajë e të zhvillojë traditat patriotike e revolucionare të popullit shqiptar. Zhvillon veprimtari edukative me masat e gjera të popullit duke bashkëpunuar me organet e pushtetit popullor dhe me organizatat e tjera të masave. Punon për përjetësimin e kujtimit të dëshmorëve, kujdeset për mirëmbajtjen e varrezave të tyre, për ngritjen dhe ruajtjen e përmendoreve historike (monumente, buste, pllaka e lapidarë përkujtimorë). Mbledh dhe boton materiale, dokumente historike, etj, që bëjnë fjalë për luftën e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Organi më i lartë drejtues i organizatës është Konferenca Kombëtare e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar. Në periudhën ndërmjet Konferencave, organi më i lartë është Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës. Ai shqyrton veprimtarinë e organizatës, zbatimin e statutit, ndjek dhe kontrollon veprimtarinë e përditshme të organizatës etj. (A. Ja.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Organizata E Veteranëve Të Luftës Së Popullit Shqiptar


[cite]