ORGANIZATA PIONIERËT E ENVERIT


ORGANIZATA PIONIERËT E ENVERIT
✤ Organizatë që bashkon fëmijët e Shqipërisë socialiste të moshës 9-14 vjeç. Vazhdim i organizatës DEBATIK (shih) e krijuarmë 10 shkurt 1942, nëbazë të direktivave të Partisë Komuniste Shqiptare (sot PPSH), O. e P. ngrihet pranë çdo shkolle 8-vjeçare dhe ka për qëllim edukimin e fëmijëve me idealet komuniste, në frymën e atdhedashurisë dhe besnikërisë ndaj çështjes së Partisë e të popullit. Drejtimin e punës së përditshme të O. së P. Partia ia ka besuar organizatës së BRPSH. E mori emrin e sotëm me vendim të Plenumit XI të KQ të PPSH të prillit 1985. Nën drejtimin e KQ të BRPSH botohet revita «Pionieri» (shih).

(S. Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Organizata Pionierët E Enverit


[cite]