ORGANIZATAT FASHISTE GJATË PUSHTIMIT ITALIAN


ORGANIZATAT FASHISTE GJATË PUSHTIMIT ITALIAN
✤ (1939-1943). Për fashistizimin e vendit dhe për përpunimin shpirtëror të popuilit, pushruesit italianë krijuan në prill 1939 Partinë Fashiste Shqiptare si «një degë të Partisë Fashiste Italiane». Ata krijuan edhe një varg organizarash të tjera të varura prej saj, si Rinia e Liktorit Shqiptar GLA (Gioventu del Littorio Albanese), në të cilën sipas moshave bënin pjesë balilat (fëmijët e vegjël), avanguardistët (të rinjtë 14-17 vjeç), fashistët e rinj (giovanni fascisti) (të rinjtë 17 vjeç e lart). Të tria këto organizata kishin organizim ushtarak dhe përveç përpunimit ideologjik merreshin edhe me përgatitjen ushtarake fashiste të rinisë. Organizata të tjera ishin Rinia Universitare Fashiste GUF (Gioventu Universitaria Fascista) që përfshinte të rinjtë universitarë, Rinia Femërore Fashiste GLFA (Gioventu del Littorio Feminile Albanese), organizatat e paspunës (Dopo lavoro), shoqata kulturore e sportive etj. Populli dhe rinia shqiptare i boikotuan e i luftuan këto organizata. Në to morën pjesë elementë tradhtarë nga ish-klasat sunduese reaksionare, politikanë të lartë reaksionarë, anëtarë të familjeve të tyre, por këto mbetën të huaja dhe armike për popullin shqiptar.

(L. Shi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Organizatat Fashiste Gjatë Pushtimit Italian


[cite]