Osteoartriti

A. Njohuri të përgjithshme
1. Osteoartriti është sëmundje joinflamatore që shkaktohet nga vjetrimi i parakohshëm i kërcit të kyçeve.
2. Osteoartriti është shkaku më i shpeshtë i artritit.
3. Osteoartriti është një nga artropatitë seronegative (dmth analizat për praninë e antitrupave si RF, ANA, etj., janë negative).
4. Osteoartriti karakterizohet nga hollimi dhe zhdukja e kërcit artikular, si dhe nga formimi i të ashtuquajturave osteofite; osteofitet janë kockë e re e tepërt e formuar në periferi të sipërfaqeve artikulare.

B. Shenjat dhe simptomat
1. Dhimbje.
2. Kërcitje që vihet re gjatë lëvizjes të kyçit.
3. Kufizim i lëvizshmërisë të kyçit.
4. Prekja e shtyllës kurrizore mund të shkaktojë radikulopati (hernie diskale, etj.).
5. Prania e gungave në gishtërinjtë e duarve në kyçet interfalangeale distale dhe proksimale. Këto njihen si nyjet e Heberden-it dhe nyjet e Bouchard-it dhe nuk janë gjë tjetër veçse osteofite. (Vini re: Ndryshe nga artriti reumatoid që tipikisht prek kyçet metakarpofalangeale dhe shkakton deformim ulnar të duarve, osteoartriti prek kyçet interfalangeale distale dhe nuk shkakton deformim ulnar.)
6. Prekja e shtyllës kurrizore (spondiloartriti ose spondiloartroza) mund të shkaktojë simptoma neurologjike. Për shembull, spondiloartriti i vertebrave të qafës mund të pengojë qarkullimin në arteriet vertebrale.

C. Radiografia
1. Në grafi shihet ngushtim i hapësirës të kyçit (hollim i kërcit).
2. Në grafi gjithashtu shihen osteofitet.

D. Trajtimi
1. Paracetamol. Doza nuk duhet t’i kalojë 3-4 gram në ditë.
2. Edhe antiinflamatorët josteroidë të tjerë mund të përdoren për të hequr dhimbjen, porse duhet mbajtur mend se osteoartriti nuk është sëmundje inflamatore.
3. Qetësuesit e muskujve (si ciklobenzaprina) mund të përdoren gjithashtu.
4. Ushtrimet (si tkurrja izometrike) për forcimin e muskujve mund t’i përmirësojnë simptomat.
5. Nëse dhimbja nuk lehtësohet dot ndryshe, mund të bëhet zëvendësimi i kyçit me protezë

 

Mjekësi e përgjithshme

[cite]