PËRMBLEDHJE STUDIMESH


PËRMBLEDHJE STUDIMESH
✤ (1985). Buletin shkencor periodik për problemet e gjeologjisë, të shfrytëzimit, studimit e të përbërjes lëndore të mineraleve ‘të dobishme dhe të pasurimit të tyre. Numri i parë doli më 1965 si organ i Institutit të Studimeve dhe të Kërkimeve Gjeologjike e Minerare. Deri më 1970 vijoi 2-3 nr. në vit, nga 1971 buletin tremujor. Më 1972 u bë organ i përbashkët i ISPGJM dhe i Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave. Më 1980 prej tij u shkëput Buletini Nafta dhe Gazi (shih) dhe nga viti 1981 u nda në dy buletine të veçanta: Buletini i Shkencave Gjeologjike (shih) dhe Buletini i Shkencave Minerare (shih). Artikujt kanë përmbledhje frëngjisht

(E.P.)

✤ (1973). Buletin shkencor gjashtëmujor i Institutit të Studimeve dhe të Projektimeve të Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore. Pasqyron arritjet e punës kërkimore-shkencore të punonjësve të institutit, si dhe të byrove, teknologjike e të specialistëve të ndërmarrjeve të prodhimit. Përgjithëson dhe përhap përvojën e përparuar në fushën e kimisë e të teknologjisë së zbatuar në ind. e lehtë dhe ushqimore. Numri i parë doli më 1973.

(Sh.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Përmbledhje Studimesh


[cite]