PËRPARIMI
✤ (SHOQËRIA E MËSONJËTOREVE SHQIPTARE). Organizatë e mësuesve shqiptarë me qendër në Korçë, e themeluar më 1909 sipas vendimit që mori Kongresi i Elbasanit. Kishte si qëllim të ndihmonte arsimin kombëtar, të siguronte fonde për mbajtjen e Shkollës Ncrmale të Elbasanit dhe për hapjen dhe mbajtjen e shkollave të tjera shqiptare. Shoqëria mori përsipër të vinte në jetë edhe vendime të tjera të Kongresit të Elbasanit si ngritjen në trevat shqiptare të një sistemi të ri arsimor, organizimin mbi baza kombëtare të punës mësimore edukative. Shoqëria hapi një shkollë fillore në Korçë (27.9.1909), krijoi qendra mësimore, ndihmoi në mbajtjen e shkollave të Pogradecit, të Devollit, të Gjirokastrës, të Labinotit, të Leskovikut etj., duke dhënë ndihmesë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit kombëtar në atë kohë. (Sh.O.)
✤ (Mahmutaga). Fshat në rrethin e Elbasanit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Uruçaj, Kodras, Lolaj, Çopanaj, Bicaj, Kateshi, Fatisha, Gjevuri, Garunja e Galushi, popullsia gjithsej 5110 banorë. Është vendbanim i vjetër (rrënoja antike në Pellaz, varreza të vjetra, rrënojat e urës antike të rrugës Egnatia pranë fshatit). Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Janë zhvilluar mjaft beteja gjatë Luftës ANÇ. Është qendër e koop. së tipit të lartë. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, panxharsheqerit dhe rritja e dhenve, lopëve, gjelave të detit. P. ka shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, muze, shtëpi lindjeje, njësi tregtare e komunale. Në Galush ka rezerva qymyrguri.
✤ (Shëvasia, Shënvasili). Fshat në rrethin e Sarandës (P), në Bregun e Detit (shih). Bën pjesë në fshatin e bashkuar ‘të Lukovës shih). Përmendet si qendër e banuar në regjistrin e emrave të vitit 1431 dhe 1581. Më 1792 u dogj i tëri. Gjatë Luftës ANÇ janë zhvilluar beteja të shumta. P. përfshihet në NB të Bregdetit me qendër në Lukovë. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë ullinjtë, agrumet. P. ka shkollë S-vjeçare, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Përparimi