Pasdarka
Pasdarka kryhet pas ngrënies së darkës dhe përpara se të biem në gjumë. Pasdarka është lutje për natën që vjen, me qëllim që të jetë e qetë, paqësore dhe e sigurt. Shërbesa përmban psallme dhe urata. Pasdarka ndahet në të Madhe dhe të Vogël. Pasdarkën e Madhe e kryejmë vetëm gjatë kreshmëve të mëdha që nga dita e hënë deri në të premten. Gjithshtu kryhet edhe të Hënën e Madhe dhe të Mërkurën e Madhe. Ndërsa Pasdarka e Vogël lexohet gjatë gjithë ditëve të tjera. Të dy këto shërbesa gjenden në Uratore.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]