Pastrimi i ujit
(Term – Mjedisor)
Pastrimi i ujit
(anglisht: Water cleanup)
✦ Proces i trajtimit të ujit që merret prej burimeve natyrore, me qëllim që të veçohen prej tij papastërtitë e dëmshme ose të ulet përmbajtja e tyre në të, në përputhje me kërkesat e prodhimit (ujë për kaldaja, ujë teknologjik), ose me kërkesat higjieno-sanitare (ujë i pijshëm). Mënyrat kryesore të pastrimit të ujit janë 1) kullimi i lendëve të ngurta, të pezullta, që realizohet nën veprimin e forces së rëndesës në aparate ose rezervuarë të posaçëm; 2) mpiksja e lëndëve të ngurta koloidale me anën e tretësirave të elektroliteve, si p.sh. sulfat alumini, sulfat ferror e ferrik, aluminat natriumi etj., 3) filtrimi i ujit nëpër shtresa rëre të imët ose antracititë thërrmuar me qëllim që të largohen prej tij grimcat e ngurta të imëta; 4) filtrimi i ujit nëpër shtresa të lendëve jonokëmbyese me qëllim që të menjanohen prej tij jonet e kalciumit e të magnezit; 5) dezinfektimi i ujit me anën e procesit të klorimit që zbatohet për ujin e pijshëm, ujin e pishinave etj.; 6) ndajthithja me qymyr veprues e lëndëve organike që i japin ujit shije dhe erë të keqe.