Pata
Pata
(latinisht: Polygonum aviculare, familja Polygonaceae)
Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e barit të patës (ndryshe nejça e zogjve) shërben si drogë. Bima është e zakonshme si bar i keq. Droga përdoret si mjet rrudhës kundër heqjes së barkut; si nxitëse e urinimit; për ndërprerjen e gjakut veçanërisht në hemorragjitë e mitrës; në sëmundjet dhe gurët e veshkave; në reumatizëm; në ekzemë; për lehtësimin e kollitjes.
Përgatitja:
3 lugë çaji me drogë të grimcuar hidhen në 1 gotë ujë të sapovaluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta të ftohet. Lëngu kullohet dhe pihen 2-3 gota çaji në ditë.
Në formë pluhuri merret 3 herë në ditë nga 1 lugë kafeje e shoqëruar me ujë. Droga ruan veprimin deri në 2 vjet.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Cody Hough [CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0) or GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html)], from Wikimedia Commons