Pikturat murale

Pikturat murale

Pikturat murale i kemi dy llojesh: a) afresqet (al fresko) që pikturohen mbi suva të njomë dhe të freskët dhe b) (al secco) të cilat pikturohen mbi suva të thatë. Afresqet pikturohen mbi suva të njomë sepse vetëm me këtë mënyrë mund të realizohet kjo teknikë. Ngjyrat depërtojnë thellë në suva dhe bëhen një me të. Kjo është një mënyrë e vështirë, e cila kërkon që ikonografi të jetë me përvojë dhe i shkathët sepse nëse thahet suvaja nuk është e lehtë të bëhen korrigjime. Ana pozitive e kësaj teknike është se ngjyrat depërtojnë tek njera-tjetra dhe rrezistojnë në shekuj. Bizantinët nuk preferonin al secco domethënë pikturën mbi suva të thatë, sepse vepra të tilla nuk i rezistonin kohës. Të gjitha pikturat murale që kanë mbërritur deri në ditët tona janë afresqe.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]