PLENUMI VI I KQ TË PPSH
✤ dhjetor 1974. U mbajt nga 16-17 dhjetori 1974. Në vazhdim të Plenumit V të KQ të PPSH (shih) analizoi përfundimet e diskutimit në Parti të veprimtarisë armiqësore në ushtri. Nga diskutimi kishin dalë qartë qëllimet, drejtimet, taktikat, format, rrezikshmëria e grupit komplotist me Beqir Ballukun në krye (ish-ministër i Mbrojtjes), Petrit Dume (ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm), Hito Çako (ish-drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë), Në bazë të fakteve, dokumenteve e materialeve të shumta u vërtetua qëilimi për të shkatërruar me grusht shteti Komitetin Qendor të Partisë, për të përmbysur pushtetin popullor e për të vendosur një rend borgjezo-revizionist. Në rrugën për arritjen e këtij qëllimi tradhtarët godisnin në dy drejtime kryesore: për asgjësimin e rolit udhëheqës të Partisë e të karakterit revolucionar popuilor të ushtrisë dhe për ta bërë ushtrinë të pazonjën të kryente detyrat e mëdha të mbrojtjes, që ajo të shkatërrohej menjëherë përballë agresionit imperialist ose^ socialimperialist.
Por tradhtarët nuk ia arritën dot këtyre pikësynimeve, ashtu si nuk arritën dot as të reviziononin vijënushtarake të Partisë, artin ushtarak popullor, as të kryenin puçin e armatosur, sepse Partia ua zbuloi planet e tyre armiqësore dhe i dërrmoi plotësisht. P. VI i KQ të Partisë bëri bilancin e gjithë kësaj veprimtarie armiqësore në ushtri dhe i dha asaj grushtin përfundimtar. Ai i përjashtoi nga KQ e nga Partia P.Dumen, H. Çakon etj. Komplotistët kryesorë iu dhanë drejtësisë për mdjekje penale. Në P. u vërtetuan plotësisht lidhjet e bashkëpunimi i komplotistëve me armiqtë e jashtëm revizionistë e imperialistë. Por Plenumet V dhe VI nuk mundën të zbulonin kokën kryesore të komplotit, që ishte Mehmet Shehu. Kjo do të dilte në shesh kur ky kryetradhtar e poliagjent imperialisto-revizionist vrau veten, pasi e pa se do të zbulohej nga Partia dhe do të merrte dënimin e merituar. Në zbatim të direktivave të Plenumeve V dhe VI ushtria dhe mbarë populli i armatosur siguruan një shkallë më të lartë gatishmërie dhe përgatitje të gjithanshme për mbrojtje.
(Y.Pl.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Plenumi Vi I Kq Të Ppsh