Pluhuri
(Term – Mjedisor)
Pluhuri
(anglisht: Dust)
✦ Grimcat e forta formohen gjatë bluarjes dhe imtësimit të materialeve të ndryshme (joorganike dhe organike) ose mund të jenë me prejardhje natyrore. Në ajër shpërndahen në formë difuzive dhe në tokë bien nën ndikimin e gravitacionit ose nën ndikimin e të reshurave atmosferike (shtresimi i thatë dhe i njomë). Pluhurat janë të përbërë nga grimca shumë të imta (aerosolet) dhe në ajër qëndrojnë gjatë. Efekti i pluhurave në organizmin e njeriut varirojnë varësisht nga nga përbërja e tyre. Pluhurat organike mund të shkaktojnë astmën dhe alergjitë. Nëse pluhurat përmbajnë bashkime toksike organike dhe joorganike, kanë efekte toksike direkte. Pluhurat rrezikojnë rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë. Grimcat më të imta depërtojnë thellë në mushkëri derisa ato më të mëdha mund të qëndrojnë në epitelin qepallor. Pluhurat e silicit shkaktojnë fibrozën (silikozën) dhe kancerin e mushkërive.