Plumbi
(Term – Mjedisor)

Plumbi
(anglisht: Leaden)

✦ Në organizëm depërton me inhalim (avullimi, pluhuri), gëlltitet bashk me ushqimin e helmuar dhe ujin si dhe nëpërmjet lëkurës (sidomos në bashkimet organike të plumbit). Në masë të madhe akumulohet në eshtra. Efektet e dëmshme të plumbit në organizmin e njeriut janë përshkruar qysh para 2000 vjetësh, ndërsa sëmundja është quajtur plumbizmi. Plumbi është protoplazmatik shumëvalent, helm kumulativ. Toksiciteti varet nga imtësia e grimcave, tretshmëria në lëngjet trupore dhe lloji i bashkimve të plumbit si dhe nga ndjeshmëria e indeve të lëkurës. Efektet më serioze të toksicitetit të plumbit në ndikimet në tru dhe në sistemin nervor periferik. Ekspozimi më i gjatë plumbit shkakton encofalopatinë si dhe në ngritjen e shtypjes cerebrale. Ndikon dëmshëm në veshkë, qelizat muskulore dhe në gjak. Treguesit e helmimit janë dhimbjet në stomak dhe gërçet, humbje e apetitit, mundime, vjellje, kokëdhembje, humbje e peshës, anemi dhe paraqitje e paralizës. Plumbi shkakton edhe zvoglimin e eritrociteve (anemitë) dhe ndryshimet kualitative në përbërjen e gjakut siç është retikulocitoza etj. Efekti negativ i plumbit në bimët shfaqen qysh në fazat e hershme të morfogjenezës duke filluar qysh nga dalja e sythit nga fara, duke penguar birjen dhe funkcionimin e grupeve të enzimeve.

Portali — Mjedisi

[cite]