POLIÇANI


POLIÇANI
✤ Qytet në rrethin e Skraparit (VP), në bregun e djathtë të luginës së Osumit. Popullsia 6422. Deri më 1967 P. ka qenë fshat që varej nga rrethi i Beratit. U shpall qytet më 1967 dhe sot është zgjeruar si qendër kryesisht industriale me ndërtesa të reja. P. është nyjë e rëndësishme për komunikacionin dhe e prodhimit të lëndëve të ndërtimit (parafabrikate, gurë e gëlqere). Ka 2 shkolla 8-vjeçare, 1 shkollë të mesme të arsimit të përgjithshëm, spital, klinikë stomatologjike, farmaci, 4 kopshte e çerdhe, klub kulture, bibliotekë si dhe rrjetin tregtar e të shërbimeve komunale.

✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (JL), në luginën e Pogonit. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Skore, Sopik, Çatisë Mavrojer, Hllomo, Selckë, popullsia gjithsej 2200. P. është vendbanim i vjetër. Ruhen si monumente kulture dy kisha të periudhës bizantine. Gjatë Luftës ANÇ këtu qëndroi Shtabi i Zonës ‘ I Operative . Vlorë-Gjirokastër, Këshilli ANÇ i Qarkut, spitali partizan. Në dhjetor 1943 u zhvilluan në P. Konferenca e arsimtarëve, Konferenca e rinisë dhe Konferenca e Këshillit ANÇ të Qarkut të Gjirokastrës. P. është qendër e koop. bashkuar «Teli Ndini» që mban titullin «Hero i Punës Socialiste». Ka drejtim kryesor drithërat e bukës, pemëtarinë, Rriten gjedhi e dhentë. P. ka shkollë 8-vjeçare, muze, spitalin, qendër shëndetësore, njësitë e shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Poliçani


[cite]