Polineuropatia alkoolike
(Term neurologjik – Mjekësia)
Këtu bëhet fjalë për një lloj simetrik të theksuar kryesisht në këmbë të polineuropatisë, me çrregullim kryesisht senzitiv fillimisht, një neuropati kronike „dying-back“. Kjo don të thotë që në fillim përfshihen segmentet axonale që janë më distale mirëpo dëmtimi toksik dhe degjenerimi vazhdon edhe në drejtim central gradualisht. Tek ekzaminimi klinik vërejmë dhimbje gjatë shtypjës në nerva dhe një hiperhidrozë. Përveç dhimbjeve të mëdha pacientët mund të kenë edhe kontrakcione. Reflekset e thella janë të shuara, gjithashtu refleksi i Akilit. Propriocepcioni është i çrregulluar dhe sensi për prekje dhe vibrim është i humbur distalisht.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia