Psalltiri
(greqisht: ψαλτήρι) Psalltiri është libri liturgjik, i cili përmban 151 psallme të Davidit. Psallmet në mënyrë analoge me përmbajtjen e tyre ndahen në: psallme të pendimit, psallme lavdërimi etj. Psallmet më të rëndësishme janë ato që përshkruajnë jetën, pësimet dhe triumfin e Krishtit ose siç quhen ndryshe psallme Mesianike të cilat janë: 2, 8, 15, 21, 39, 40, 44, 67, 68, 71, 77, 96, 108, 109, 116 dhe 117. Psallmet janë ndarë në 20 ndenjësore (kathizma), gjatë të cilave besimtarët qëndrojnë të ulur nëpër vendet e tyre. Psalltiri ka përdorim shumë të gjerë në shërbesat e kishës, në Mbrëmësore, Pasdarkë, Mëngjezore, Liturgji Hyjnore etj.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)