Qarkullimi i azotit
(Term – Mjedisor)
Qarkullimi i azotit
(anglisht: Circulation of the nitrogen)
✦ Në sistemet biologjike azoti hynë nëpërmjet bimëve ndërsa ai elementar me ndihmën e azotofiksatorit. Lidhet në aminoacide gjegjësisht proteina dhe në bashkime të ndryshme (bashkimet organike të azotit). Mbetjet e bimeve të vdekura i nënshtrohen shpërbërjes biologjike dhe mineralizimit deri në format joorganike (nitratet, nitritet dhe NH4). Bartësit e këtyre proceseve, në të shumtën e rasteve janë bakteret dhe kërpudhat. Janë të mundshme edhe transformimet në formë të oksiduara (nitratet) deri te reduktimet përfundimtare të amonjakut (amonjafikimi) dhe nëpërmjet nitrofikimit e transformimit të azotit të amonjakut deri në nitrate. Azoti atmosferik, përndryshe shumë inert, mund të aktivizohet në proceset natyrore (gjatë shkarkimeve elektrike në atmosferë) dhe gjatë djegies së derivateve të naftës në makinat me djegie të brendshme ku azoti i përzier me gaset atmosferik në temperatura të larta dhe shtypje të lartë oksidohet deri na oksidet e tij (NOx) si ndotë i ajrit.