Qarkullimi i fosforit

Qarkullimi i fosforit
(Term – Mjedisor)

Qarkullimi i fosforit
(anglisht: Circulation of the phosphorous)

✦ Ciklusi i qarkullimit të fosforit është i tipit të sedimentuar. Sasi të konsiderueshme të fosforit për kohë të shkurtër (shtresat e guanës /shtresa të grumbulluara nga mbetjet e kafshëve/gjallesave të ngordhura) dhe për kohë të gjatë (shtresat e detit dhe oqeaneve) përjashtohen nga rrethi i qarkullimit. Pjesë e fosforit nga deti kthehet në toka përmes fekaleve të zogjëve që ushqehen me peshqë. Ciklusi i qarkullimit të fosforit në parim përbëhet prej tri segmenteve përthithja nga burimet joorganike dhe organike dhe kështu shndërrohet në tretës për bimët të përshtatshme për formën fosfate. Bimët e instalojnë në molekula organike, ndërsa heterotropet e marrin në formë organike. Fosfori organik i bimëve të vdekura dhe i gjallesave i nënshtrohet mineralizimit (nën aktivitetin e mikroorganizmave) deri në formën që bimët mund ta shfrytëzojnë dhe kështu përfundon cikli.

Portali — Mjedisi

[cite]