Qarkullimi i karbonit
(Term – Mjedisor)
Qarkullimi i karbonit
(anglisht: Carbon circulation)
✦ Elementi më i përhapur në sistemet e gjalla (49 % i materies së thatë). Karboni është element shumë mobil (i lëvizshëm) (çdo atom i karbonit për 250 vite kalon nëpër fotosintezë) prandaj edhe ciklusi i tij i qarkullimit është relativisht i shpejtë. Ciklusi natyror i qarkullimit të karbonit përbëhet nga absorbimi i CO2 nga ana e e bimëve prandaj edhe në procesin e fotosintezës shndërrohet në molekula organike, para së gjithash në hidrate të karbonit. Këto substrate gjatë procesit të oksidimit biologjik zbërthehen në CO2 dhe H2O. Fotosinteza dhe frymëmarrja janë proceset kryesore metabolike i ruajtjes së baraspeshës natyrore CO2/O2. Burimet shtesë dhe të fortë /fuqishëm/ të dyoksid-karbonit janë të gjitha proceset e djegies, e veçanërisht djegia e karburanteve fosile, çka është shkaktar i përqëndrimit të përhershëm të tij në ajër.