Qesari
(greqisht: Καίσαρας) Qesari ka qenë episkopi i parë i komunitetit të krishterë të Durrësit. Qesari ishte apostull nga të 70-t. Ai qe hebre me origjinë nga Aleksandria, nga hebrenjtë e diasporës. Ai më parë quhej Apollon dhe pas pagëzimit mori emrin Qesar. Në fillim e gjejmë duke predikuaur krishterimin në Efes dhe më pas në Korinth. Fama e tij ishte shumë e madhe saqë konkuronte edhe vetë Apostull Pavlin. Në një dorëshkrim të vjetër që gjendet në bibliotekën e Kishës së Jerusalemit Shën Qesari përmendet si episkop i parë i komunitetit të krishterë të Durrësit. Qesari më vonë do të fronëzohej episkop i Koronës në Peloponez, pasi dorëzoi në Durrës, pasardhësin e tij Astin, i cili e drejtoi Kishën e Durrësit në kohën e perandorit Trajan (98- 117).
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Anthim Aleksudhi, Përshkrim i shkurtër historik i Mitropolisë së Shenjtë të Beratit, Korfuz 1968, faqe 146