Rrudha të ngjashme me malet

Rrudha të ngjashme me malet

Malet ndahen në katër tipa kryesorë. Disa prej tyre, si Vezuvi, për shkak të lavës kanë marrë trajtë konike ose formë shqyti. Disa të tjerë janë formuar si pasojë e shkarjes së blloqeve të mëdha të kores së Tokës; të tjerë akoma përbëhen nga rrënojat e rrafshnaltave të çara nga lumenjtë, por më të zakonshmet janë malet e formuara si pasojë e ngritjeve të fuqishme të pjesëve të ndryshme të kores. Vargmalet tipike të formuara nga rrudhosjet në fillim nuk janë gjë tjetër veçse gropa të mëdha të sajuara nga ulja e litosferës,(të ashtuquajturat gjeosinklinale), që mbushen me fundërrime, pesha e të cilave shkakton një ulje të mëtejshme të fundit të gropës. Sa më shumë që rritet trashësia e shtresës së fundërruar, aq më shumë ulet fundi i gjeosinklinalit.
Me kalimin e kohës, dhe për arsye të cilat gjeologët nuk i njohin plotësisht, zona e gjeosinklinalit fillon të ngrihet. Dalëngadalë uji fillon të largohet nga gropa dhe ndërkaq gjatë fundit të detit fillojnë të shfaqen rrudhosje. Pjesa e sipërme e rrudhave formon malet. Ky proces zgjat me miliona vjet dhe vepron njëkohësisht me procesin e gërryerjes së maleve. Por ky i fundit është tepër i ngadaltë, kështu që malet nuk arrijnë të ngrihen deri në lartësinë tetëmijë metra, sepse ndërkohë forcat që shkaktojnë rrudhosjen, dobësohen. Edhe kur procesi i formimit shkon deri në fund, mund të vërehet edhe një ngritje e lehtë që mund të jetë shkaktuar nga pesha e ushtruar mbi shpatet e maleve nga materialet e fundërrimeve. Shtypja që ushtron poshtë kjo sasi materialesh me sa duket për malet vepron si një shtysë e dëmtuar lart.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]