Sëmundjet vaskulare

  1. Edema pulmonare dhe sindroma e distresit respirator akut (ARDS)
  2. Shenjat dhe simptomat: dispne, takipne, hipoksi, infiltrate alveolare.
  3. Diagnoza diferenciale e edemës pulmonare:
  4. Nqs PCWP (presioni pykë – pulmonary capillary wedge pressure) është më pak se 12 mm Hg atëherë kemi ARDS.
  5. Nqs PCWP > 15 mm Hg atëherë kemi të bëjmë me edemë kardiake (astmë kardiake).
  6. Trajtimi: Oksigjen, ajrosje mushkërore me presion pozitiv: PEEP (Positive end-expiratory pressure).
  7. Qëllimi i PEEP:
  8. Ndihmon mbajtjen hapur të rrugëve të ajrit.
  9. Mban hapur alveolat.
  10. Ruan kapacitetin rezidual funksional dhe pakëson shuntet.

 

  1. Embolizmi pulmonar
  2. 95% e emboleve e ka zanafillën në venat e thella të gjymtyrëve të poshtme.
  3. Shenjat dhe simptomat: këmbë të enjtura, të dhembshme, dispne dhe takipne akute, takikardi, hemoptizi; megjithatë shumica e emboleve janë asimptomatikë.
  4. Faktorët rrezikues: triada e Virchow-it (dëmtim i endotelit, stazë, gjak që mpikset lehtë); praktikisht faktorë rrezikues janë: qëndrimi pa lëvizur në shtrat, sindroma nefrotike, koagulimi intravaskular i diseminuar, tumoret, lëngu amniotik, mungesa e antitrombinës III, mungesat e proteinave C dhe S, mungesa e faktorit V Leiden, kontraceptivët oralë, duhani.
  5. Embolizmi pulmonar mund të shkaktojë infarkt të mushkërisë:
  6. 75% e infarkteve ndodhin në lobet e poshtme.
  7. Në grafi të gjoksit shihet zona opake e infarktit që është në formë trekëndëshi, në periferi të mushkërisë (Hampton’s hump).
  8. Në EKG shihet;
  9. Jo gjithmonë: S në lidhjen I, Q dhe valë T e përmbysur në III.
  10. Takikardia sinusale është gjëja që vihet re më shpesh.
  11. Diagnoza: EKO e këmbëve për të parë nëse ka trombozë të venave të thella; CT spirale e gjoksit; studim i ajrosjes dhe i furnizimit me gjak të mushkërive (V/Q scan); angiografia pulmonare është mënyra më e saktë për të vendoosur diagnozën.
  12. Trajtimi: heparinë; kumadinë; tPA për embolizmin masiv ose kur prishet stabiliteti hemodinamik.
  13. Parandalimi: heparinë, çizme me presion për këmbët (SCD – sequential compression device); në embolizëm kronik mund të vendoset filtër në venën kava.

 

  1. Hipertensioni pulmonar
  2. Përkufizim: presion pulmonar më shumë se çereku i presionit sistemik; normalisht presioni pulmonar është sa 1/8 e presionit sistemik.
  3. Mund të jetë aktiv (sëmundje primare e mushkërisë) ose pasiv (dytësor, shkaktuar nga sëmundjet e zemrës).
  4. Sëmundja parësore përfshin sëmundjet obstruktive, sëmundjet restriktive intersticiale, dhe hipertensionin pulmonar idiopatik që është një sëmundje e rrallë e grave të reja.
  5. Hipertensioni dytësor shkaktohet nga pamjaftueshmëria kronike e anës të majtë të zemrës; shihet shpesh edhe në infeksionin me virusin e SIDAs (HIV).
  6. Shenjat e simptomat: S2 i fortë, regurgitim trikuspidal, rale në mushkëri, pakësim i tingujve mushkërorë, pulsim i mëlçisë, në EKG shihet zmadhim i atriumit të djathtë, në grafi shihet zmadhim i hijes të hilumit.
  7. Diagnoza: klinike, konfirmohet me kateterizim të zemrës.
  8. Trajtimi: oksigjen; mund të provohen edhe diltiazemi dhe nifedipina, por rezultatet nuk janë gjithmonë të mira; prostaciklina (PGI2, epoprostenol) shpesh jep rezultate të mira.

Mjekësi e përgjithshme

[cite]