Shenjt
Shenjtërimi e një personi bëhet vetëm atëherë kur njihet nga gjithë besimtarët si shenjtor për përpjekjet, për mësimdhënien dhe mrekullitë e tij. Më pas i takon Kishës si administratë që me “aktin” përkatës ta shkruajë emrin në “Diptikë”. Ky është “akti” i njohjes. Por më këtë akt ai thjesht njihet zyrtarisht nga kisha dhe përcaktohet dita e kremtimit të tij që zakonisht përkon me ditën e martirizimit, sepse kjo ditë konsiderohet si rilindja shpirtërore duke hyrë në jetën qiellore. Pra shenjtorët janë të shenjtë me hirin e Perëndisë. Shenjtërimi i tyre nuk varet nga njohja zyrtare kishtare, sepse edhe para saj shenjtorët bënin mrekullira. Kisha ka kompetencën për regjistrimin në Diptikë, të përcaktojë ditën e festimit dhe i rekomandon të krishterët të nderojnë shenjtorin siç duhet. Shenjtori pretendent quhet fillimisht për një periudhë “i lumëruar” dhe më pas “shenjtor”.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)